ZYRTARE! / Ledio Koçi do të jetë trainieri i ri i KF.GRAMSHI
Raste të rralla, por jo të padëgjuara janë ato ku një lojtar merr edhe detyrën e trajnerit. I tillë është edhe rasti i Ledio Koçit, futbollistit dhe kapitenit të Gramshit. Klubi i Kategorisë së Dytë ndërpreu kontratën me trajnerin e mëparshëm dhe në stol ka emëruar sulmuesin e ekipit.
35-vjeçari do të vijojë të jetë lojtar i ekipit, ndërsa do të mbulojë edhe rolin e trajnerit deri në fund të sezonit. Koçi ka zhvilluar 11 ndeshje këtë sezon duke shënuar edhe 2 gola.
“I lumtur të njoftoj se si President i KF.Gramshi vendosa të caktoj në postin e trainierit, deri në fund të sezonit, djalin dhe kapitenin e ekipit tonë, Ledio Koçi.
ZYRTARE!
Ledio Koçi do të jetë trainieri i ri i KF.GRAMSHI🤍❤️
Unë jam i lumtur të njoftoj se si President i KF.Gramshi vendosa të caktoj në postin e trajnimit, deri në fund të sezonit, djalin dhe kapitenin e ekipit tonë, Ledio Koçi. Kjo është sfida e parë e Ledio Koçit si trainier por jam i bindur se ai gëzon të gjitha aftësitë teknike dhe reputacionin e duhur për të çuar përpara ekipin.😍