Zhdukja e 3-vjeçarit në Durrës pas takimit me gjyshërit, zbardhen detajet
Një nënë në Durrës ka denoncuar në polici zhdukjen e fëmijës së saj 3-vjeçar. Vogëlushi jetonte me nënën, pasi i ati ka një vit që ka ndërruar jetë në një aksident rrugor, ndërsa takonte rregullisht gjyshërit.
3-vjeçari kishte shkuar tek gjyshërit, prindërit të të atit, por prej 4 ditësh ka gjurmë. Nëna ka bërë denoncimin në polici. Kjo e fundit ka arrestuar gjyshin e fëmijës Rexhep Gjunin 58 vjeç, teksa kërkohet gjyshja.
Gjyshi pretendon se fëmija ka shkuar tek të afërmit në Kukës, por nuk gjendet as atje në adresën e dhënë. Sipas burimeve në polici, ka dyshime se fëmija mund të jetë marrë dhe larguar jashtë shtetit.