Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh/ Shtyhet seanca për 4 të miturit, tensione në sallë mes familjarëve
Në Gjykatën e Elbasanit, ishte parashikuar mbajtja e një seance për gjyqin për vrasjen e 15-vjeçarit Fatjon Bici, pas një sherri për rrjetet sociale.
Në sallë u paraqitën 4 të miturit të akuzuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tyre, por për shkak se nuk u plotësua trupi gjykues seanca u shty për në datë 28 shkurt ora 14:00.
Ronaldo Gjoshi, raporton se sallën e gjyqit kishte tensione mes familjarëve, për shkak edhe të gjendjes së rënduar të familjarëve të viktimës.
15-vjeçari Fatjon Bici, u vra me thikë mesditën e 16 Majit 2023 në lulishten e qytetit të Gramshit, teksa kthehej nga shkolla.
Ai kishte hyrë për të ndarë sherrin mes kushërit të tij me 4 djemve të akuzuar, por mbeti i vrarë nga goditja me thikë në zemër.
Sherri nuk kishte një motiv të qartë, por adoleshentët ishin grindur në një park lojërash e më tej i tregonin forcën njeri-tjetrit ne rrjetet sociale.