a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeAktualitetVrasja e 15-vjeçarit në Gramsh, shtyhet seanca gjyqësore për katër të miturit

Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh, shtyhet seanca gjyqësore për katër të miturit

Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh, shtyhet seanca gjyqësore për katër të miturit

Shtyhet për në datën 14 dhjetor seanca paraprake ndaj 4 të miturve, të cilët po gjykohen për vrasjen e bashkëmoshatarit të tyre disa muaj më parë në Gramsh.

Ndaj të miturve rëndojnë akuza të renda, si: “vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim” e 15-vjeçarit Fatjon Bici, “vrasje në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentativë” e të miturit M.L.
Seanca është shtyrë, pasi i mituri që mbeti i plagosur në këtë ngjarje, nuk ka marrë njoftimin për t’u paraqitur bashkë me përfaqësuesin e tij ligjor.

Në këtë proces të miturit në konflikt me ligjin përfaqësohen nga avokate kryesisht të caktuar nga gjykata, pasi familjet e tyre e kanë të pamundur të paguajnë një përfaqësues ligjor.

 

 

Share With:
Rate This Article

kelcyrjoti.1988@gmail.com

No Comments

Leave A Comment