a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeAktualitetVranë Fatjon Bicin, mbahet seanca e radhës për 4 adoleshentët e Gramshit

Vranë Fatjon Bicin, mbahet seanca e radhës për 4 adoleshentët e Gramshit

Vranë Fatjon Bicin, mbahet seanca e radhës për 4 adoleshentët e Gramshit

Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh, Prokuroria kërkon 12 vite burg për autorin e mitur

Është zhvilluar sot seanca e radhës ndaj adoleshentëve nga Gramshi të cilët vranë me thikë pas një sherri bashkëmoshatarin tyre Fatjon Bici.
Prokuroria dha pretencën për 4 të miturit e përfshirë në ngjarje. Prokuroria ka kërkuar 12 vite burg për Orgito Çarçiu, i dyshuar si autori i vrasjes.
Gjithashtu prokuroria kërkoi nga 10 dhe 8 vite burg për bashkëpunorët e tij. Prokuroria ka kërkuar maksimumin e dënimit që parashikon Kodi i drejtësisë penale për të mitur. Por gjykata me herë ka pranuar gjykim të shkurtuar për 4 adoleshentët.
Kjo do të thotë se do të jetë gjykata që do të përllogarisë më tej dënimet e tyre.
Më 16 Maj 2023 Fatjon Bici u vra me thikë vetëm pak metra larg shkollës, në lulishten e qytetit të Gramshit. Katër autorët e moshës 15 dhe 16 vjeç, O. Çarçiu, E. Karaj, S. Murati, Xh. Çekrezi, i bënë pritë kushëririt të Fatjon Bicit, me të cilin ishin konfliktuar në rrjete sociale.
Të pajisur me thika dhe doreza forcuese grushti sulmuan kushëririn e Fatjonit, ndërsa ky i fundit mbeti i vrarë, teksa hyri për ta mbrojtur.

Share With:
Rate This Article

kelcyrjoti.1988@gmail.com

No Comments

Leave A Comment