a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeAktualitetVideo / Prokuroria dhe policia “zbarkojnë ”në inceneratorin e Elbasanit

Video / Prokuroria dhe policia “zbarkojnë ”në inceneratorin e Elbasanit

Video / Prokuroria dhe policia “zbarkojnë ”në inceneratorin e Elbasanit

Prokuroria dhe policia “zbarkojnë ”në inceneratorin e Elbasanit

 

Prokuroria pranë Gjykatë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka vazhduar hetimet në lidhje me incineratorin e Elbasanit, duke u rikthyer sërish te ky objekt rreth mesditës së kësaj të enjteje e asistuar nga forcat e policisë.

Sipas burimeve zyrtare, grupi hetimor ka zhvilluar veprime hetimore dhe ka kryer një inspektim të detajuar të landfillit të Elbasanit. Hetimi është iniciuar pas një ngjarjeje të ndodhur në korrik të vitit 2023, kur një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu inceneratorin, duke sjellë hapjen e një çështjeje penale për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Ndotja e ajrit”.

Ndërkohë, prokuroria po shqyrton edhe përgjegjësin e kompanisë “Eco Alb” për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Autoritetet po hetojnë shkaqet e zjarrit dhe ndikimin e tij në mjedis, si dhe mundësinë e keqmenaxhimit apo abuzimeve me detyrën nga ana e përgjegjësve të inceneratorit.

Ky hetim ka ngritur shqetësime të shumta mbi pasojat mjedisore dhe transparencën e menaxhimit të këtij objekti, i cili ka qenë në qendër të debateve për mënyrën e funksionimit dhe eficencën e tij.

Share With:
Rate This Article

kelcyrjoti.1988@gmail.com

No Comments

Leave A Comment