VIDEO / | Projekti | Rikonstruksioni i shtëpive për familjet Egjyptianëve, në Gramsh nuk përfituan.
Sociale / Gramsh
2 vjet me parë Shoqata Kombetare e Egjyptianeve të Shqiperise fitoi projektin e rikonstruksionit te shtëpive për familjet egjyptiane.
Sipas projektit përfituan familjet që banonin ne 7 bashkitë e qarkut të Elbasanit.
Krahas familjeve egjyptiane bashkitë futen në listë edhe familje te tjera që kishin probleme me shtëpitë si rregullim çatie vendosjen e dyerve e dritareve te reja dhe pynime të tjera.
Ardian Cani kryetari i shoqates komunitetit Europian ne Gramsh thotë se projekti përfshiu vetem 8 familje.
Nga lista që pergatitem ne nuk u miratua asnjë familje.
Nga projekti perfituan vetëm familjet që futen miq dhe që nuk janë antarë të shoqates tonë.
Në qytetin e Gramshit një nga 4 familjet që ka probleme me shtëpinë është ajo e Burbuqe Sadikut.
Burbuqja thotë se shtepia i pikon nga të gjitha anët .
Çatia është krejtësisht e dëmtuar dhe shtëpia e saj ka nevoje urgjente për ndërhyrje.
Projekti i rikonstruksionit të banesave të komunitetit egjyptian përfundoi dhe qindra familje nga ky komunitet jetojnë ende ne shtepi te pabanueshme kjo për faktin se ne lista u vendosen edhe familje te tjera qe nuk ishin antarë të shoqates kombetare ose qe dhane disa leke nen dore.