VIDEO / Njihuni me Anditin, i verbër por punon me përkushtim në Bashkinë e Gramshit
Ai banon në fshatin Bresnik që është 10 km larg nga qytetit i Gramshit.
Në bisedë me Anditin mësojmë se detyrën që ka marrë në zyrën e turizmit mundohet që ta bëjë në mënyrën me të mirë.
Kjo falë edhe bashkëpunimit që ka me kolegët e zyrës dhe në veçanti edhe te përkrahjes nga kryetari i bashkisë Besion Ajazi.
Gjatë këtij sezoni turistik që sapo kaloi Anditi dhe specialistët e tjerë të zyrës së turizmit u angazhuan në mbarëvajtjen e mjaft aktiviteteve qe organizoi bashkia ne 20 zonat turistike në rreth.
Sinkron Andit Cani
Zyra e turizmit në bashkinë e Gramshit ka përgatitur edhe projektet për turizmin dimëror në zonat turistike malore.
Anditi nxjerr edhe një sekret të punës se tij dhe të kolegëve të zyrës se kanë filluar takimet me banorët e zonave malore turistike për të kthyer shtëpitë e tyre në bujtina dhe hotele për pritjen e turistëve vendas e të huaj që do vinë në stinën e dimrit per turizëm në rrethin e Gramshit