VIDEO / Mbytet 30-vjeçari në liqenin e Banjës, zjarrfikëses Gramshit në vendngjarje
Një 30-vjeçar dyshohet se është vetëmbytur në liqenin e Banjës, Gramsh, pasi janë gjetur sendet e tij personale aty pranë.
Kallëzimin për humbjen e tij në polici e kanë bërë ditën e djeshme familjarët e tij të cilët kanë raportuar se shtetasi I.B., vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Gramsh/Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, në Komisariatin e Policisë Gramsh, ka kallëzuar shtetasi S. B., se pasditën e djeshme, i ishte larguar nga banesa djali i tij shtetasi I. B., 30 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë sëbashku me familjarët kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij, dhe rreth orës 12:30, kanë gjetur në afërsi të liqenit të Banjës, në fshatin Qerret, sende të 30-vjeçarit (qese me duhan), i cili dyshohet të jetë vetëmbytur në liqen.
Shërbimet e Policisë, zjarrfikëses sëbashku me familjarët vijojnë kërkimet përgjatë rrjedhës së liqenit. Gjithashtu, me qëllim gjetjen e trupit të shtetasit I. B., janë nisur polumbarët e RENEA-s.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit.