a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeKryesoreVideo / Koncert festiv me rastin e festave të fundvitit në Gramsh

Video / Koncert festiv me rastin e festave të fundvitit në Gramsh

Video / Koncert festiv me rastin e festave të fundvitit në Gramsh

🎶✨ Festojmë mes ëndrrash ✨🎶
Në një mbrëmje ku drita e skenës u përzie me dritën e ëndrrave fëminore,Sektori i Artit në Qendrën
Kulturore e Fëmijëve, në bashkëpunim me Bashkinë Gramsh dhe Zyrën Vendore Arsimore,hapi dyert e artit dhe të shpirtit për të festuar ata që sot janë krenaria jonë,nxënësit ekselentë të gjithë Bashkisë Gramsh 📚🌟Ishte një festë kushtuar punës, përkushtimit dhe dijes,një duartrokitje e madhe për fëmijët që çdo ditë ndërtojnë të ardhmen me laps, libër dhe ëndërr ✏️📖
Programi artistik solli emocione të vërteta:
këngë plot ndjenjë, momente humori nga jeta shkollore,kërcime plot energji dhe ngjyra,ku fëmijë që nga mosha 5 vjeçare e deri më të rritur,mbushën skenën me gjallëri, buzëqeshje dhe pasion 💃🕺🌈
Në sallë, gjyshër e gjyshe me sy të përlotur nga krenaria,prindër që duartrokisnin ëndrrat e fëmijëve të tyre,mësues që shihnin frytin e përpjekjeve të përditshme,u bashkuan në një emocion të vetëm: gëzimin ❤️👏
Kjo veprimtari ishte një mesazh i bukur se dija vlerësohet,se talenti ushqehet dhe se fëmijët janë pasuria më e çmuar e komunitetit tonë 🌟
Falenderim i veçantë Kryetarit të Bashkisë Gramsh për mbështetjen dhe dhuratat e dhëna nxënësve ekselentë në fund të veprimtarisë,si një shenjë mirënjohjeje dhe motivimi për rrugën e tyre drejt suksesit 🎁✨🎶 Sepse kur fëmijët këndojnë, kërcejnë dhe festojnë mes ëndrrash,e ardhmja merr formë, ngjyrë dhe shpresë 🎶🌈
Falenderojmë sinqerisht Vesi Hoxha për skenografinë e realizuar me përkushtim dhe kreativitet.

Share With:
Rate This Article

kelcyrjoti.1988@gmail.com

No Comments

Leave A Comment