Video / Gramsh / Zaje Zeneli, shtepia e saj u bë shkrumb e hi nga zjarri i madh qe preku dhe fshatin Zenelas
Zaje Zeneli nga fshati Zenelas Njesia Adm. Skënderbegas është strehuar në konviktin e shkollës mesme prej disa ditësh.
Shtepia e saj u bë shkrumb e hi nga zjarri i madh qe preku dhe fshatin e tyre.
Zaja tregon se shtepia e saj u godit 2 here nga fatkeqësitë natyrore.
Heren e pare nga termeti i rene 6 vite me parë dhe herën e dytë nga zjarri.
E deshpëruar Zaja tregon se nga dëmet e termetit duhej te merrte 8 milione e 300 mijë lekë, por nga bashkia ka marrë vetem 1 milionë lekë.
Sinkron Zaje Zeneli
Këto ditë Zaja do të shkojë përsëri në fshatin e saj të jetojë në kontenieret që u ka dërgua nga Ministria e Mbrojtjes, deri sa te përfundoje ndërtimi i shtëpive të djegura.