Video / Gramsh, qendra ditore “Lule Dielli” ka 18 nxenës pranë saj.
Në qytetin e Gramshit ka vite që funksionon qendra ditore “Lulet e Diellit”. Qendra frekuentohet çdo ditë nga fëmijë e të rinj autikë të moshave 3 deri në 25 vjeç.
Nën kujdesin e 2 psikologeve të qendrës ata bëjnë terapinë 1 orë për përmirësimin e shëndetit të tyre mendor dhe fizik.
Drejtoresha e qendrës Katerina Verushi thotë se edhe këtë vit kemi numrin e fëmijëve dhe të rinjve që janë 18 nxenës para shkollorë ku i vetmi problem mbetet mungesa e bashkëpunimit me prindërit. Ata refuzojnë të dergojnë rregullisht fëmijët e tyre në qendër.