Video / Gramsh / Qazim Shaliu, i paralizuar që kërkon një karrocë me rrota
Gramsh / Qazim Shaliu, i paralizuar që kërkon një karrocë me rrota
Çiftin e të moshuarve Qazim dhe Nazmie Shaliu i njohin të gjithë banorët e qytetit të Gramshit.
Qazimi pas 42 vite pune në arsim si mesues në pjesën me të madhe të shkollave në këtë rreth ka 25 vite që është i paralizuar dhe leviz me karrocën me rrota i ndihmuar nga bashkëshortja e tij.
Qazimi është shumë i komunikueshëm edhe pse ka veshtirësi në të folur.
I shqetësuar nga semundja që ka, ai thotë se ka perdorur gjatë këtyre viteve 9 karroca invalidi ku vetem një ka patur dhuratë nga motrat e Nënë Terezës në Gramsh dhe 8 karrocat e tjera i ka blerë vete nga pensioni dhe pagesa e invaliditetit qe merr.
Shteti asnjëherë nuk e ka ndihmua, madje dhe ilaçet që përdor i blen vete me çmim farmacie .
Edhe Nazmija bashkëshortja e tij thotë se jeton se do ti shërbejë bashkëshortit të sëmurë.
Edhe ajo vete ka probleme shëndetsore është me azotemi në veshka.
Apeli i saj është vetem dhurimi i një karroce me rrota nga shteti per Qazimin.
Gjate këtyre viteve Qazimi ka trokitur në çdo zyrë shteti por nuk la marrë asnjë përgjigje