Video / Gramsh / Në gjimnazin“Shefqet Guzi”, do t’i nënshtrohen provimeve të Maturës Shtetërore 134 nxënës maturantë.
Për nxënësit maturantë të gjimnazeve në Gramsh kanë nisur ethet e Maturës Shtetërore. Sipas udhëzimeve të dhëna nga Ministria e Arsimit, shkollat kanë afishuar të gjitha informacionet për zhvillimin e provimeve, ndërsa maturantët janë njohur me datat e testimeve.
Në gjimnazin e qytetit të Gramshit “Shefqet Guzi”, këtë vit do t’i nënshtrohen provimeve të Maturës Shtetërore 134 nxënës maturantë.
Sinkron – Alketa Biçi, drejtoreshë e gjimnazit
Edhe vetë nxënësit maturantë shprehen se janë njohur me udhëzimet e Maturës dhe kanë nisur përgatitjet nën drejtimin e mësuesve të lëndëve përkatëse.
Sinkron – nxënësit
Sipas të dhënave, këtë vit mbi 70 për qind e maturantëve synojnë të vazhdojnë studimet e larta. Ndërkohë, vitin e kaluar nxënësit maturantë të këtij gjimnazi u vlerësuan me një mesatare prej 7.5 pikësh në provimet e Maturës Shtetërore.

English
French
German
Italian

