a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeKryesoreVideo / Gramsh / Nderohet rënia e dëshmorit të Atdheut Hamit Dollani

Video / Gramsh / Nderohet rënia e dëshmorit të Atdheut Hamit Dollani

Video / Gramsh / Nderohet rënia e dëshmorit të Atdheut Hamit Dollani

Atdheu dhe populli perjete mirenjohes …

… Dielli i jep ndricim natyres dhe deshmoret i japin drite Atdheut …!

Nga : Ardian MULLAI

Nje sentence e njohur thote : ” Kombi qe nuk i harron bijte e tij te rene ne lufte nuk ka mort kurre ” … Dhe historia e popullit dhe kombit shqiptar eshte historia e te reneve , eshte historia e ngritur ne heroizmin dhe gjakun e derdhur duke kuptuar dhe vleresuar se deshmoret nuk jane thjesht numura e shifra dhe se nderimi per ta nuk qendron ne disa lapidare e pllaka perkujtimore, obelisk e memoriale por vlera e tyre eshte hyjnore dhe idealet per te cilat luftuan jane te perjeteshme , ruhen e qendrojne perhere ne zemren , mendjen dhe memorjen e popullit tone …
… Ne plejaden e ndritur te luftetareve te Lirise ben pjese edhe biri gramshiot Hamit Dollani qe eshte nga deshmoret e pare te rezistences antifashiste dhe deshmori i pare i Luftes Antifashiste NCL ne treven e Verces, Suloves e Tomorices te Bashkise se Gramshit qe ra heroikisht ne bregdetin e Durresit ne krah te Mujo Ulqinakut – ” Hero i Popullit ” , me 07 prill 1939 kunder agresionit fashist italian .
Hamit Dollani lindi ne vitin 1903 ne fshatin Jance te njesise administrative Tunje te krahines te Suloves se Siperme ne nje familje te varfer fshatare por me tradita atdhetare e patriotike . Qe i vogel i vdes nena dhe u rrit nen kujdesin e babait Likos duke kryer pune te renda per moshen dhe supet e tij te brishte si ne Sulove te Gramshit e deri ne Korce .
Sipas ligjeve te kohes kryen sherbimin ushtarak ne qytetin e Shkodres . Merr pjese dhe perkrah revolucionin demokratik te Qershorit 1924 duke qene fanolist .
Ne vitin 1930 kryen nje kurs ushtarak si rezervist ne qendren e trajnimit ne Vlore ku njihet dhe ze miqesi te ngushte me Mujo Ulqinakun . Vishet xhandar dhe emerohet me sherbim ushtarak ne postekomanden e xhandarmerise ne Berzhite te Tiranes . Me 02 prill 1939 ishte me leje prane familjes ne fshatin Jance te Suloves por e nderpet lejen sapo vihet ne dijeni te rrezikut te agresionit fashist italian . Pasi perqafon vajzen dhe djalin Shabanin qe ishin te mitur , niset per ne vendin e punes ne postekomanden e xhandarmerise ne Berzhite te Tiranes me date 05 prill 1939 . Me daten 06 prill pasi merr nje mitroloz me kompletin luftarak me municion niset ne kembe dhe arrin ne bregdetin e Durresit po ate dite ku takon shokun e vet Mujo Ulqinakun dhe luftetare te tjere te rezistences te repartit ushtarak te marines .
Te nesermen ne oret e para te mengjezit me date 07 prill 1939 filloi agresioni fashist italian dhe pas 3 ore luftimesh ne bregdetin e Durresit, biri gramshiot nga fshati Jance i Suloves Siperme Hamit Dollani ra ne fushen e nderit prane Mujo Ulqinakut – ” Hero i Popullit ” .
Kur rezistenca antifashiste kishte mbaruar ne bregdetin e Durresit, forcat e karabinierise fashiste italiane te pushtimit marrin trupat e pajete te Mujo Ulqinakut dhe Hamit Dollanit dhe i dergojne ne varrezat e qytetit te Durresit, i hedhin ne toke dhe urdheruan varrmihesin t’i varroste por qe varret e tyre te mos njiheshin . Dhe varrmihesi ka deshmuar me pas se e ka njohur trupin e Mujo Ulqinakut pasi ai ishte me sherbim nenoficer ne repartin ushtarak te marines ne Durres, ndersa trupin e pajete te tjetrit nuk e njihte pasi edhe ne fytyre ishte demtuar nga goditjet e plumbave . Por ne kohen qe po e levizte per ta vendosur ne gropen e hapur nga xhepat e te vrarit ra nje kuti duhani brenda se ciles u gjend nje leter ku thuhej : ” … Hamit Dollani, Jance Gramsh …” , qe ne fakt ishte flete – leja e dhene nga komanda e postekomandes se xhandarmerise se Berzhites ne Tirane, qe e kishte nisur me leje disa ditore prane familjes ne vendlindje ne fshatin Jance te Suloves se Gramshit .
Por nga viti 1939 deri ne vitin 1974 , per rreth 35 vjet rresht harresa dhe pluhuri i kohes kishte mbuluar varrin e luftetarit te Lirise dhe te rezistences antifashiste Hamit Dollani …
Por familja e Hamit Dollanit dhe vecanerisht i biri Shaban Dollani insistoi e kembenguli me vite te tera , shkoi nga Janca e Suloves deri ne Durres , kerkoi e takoi shoke , miq e bashkeluftetare te babait te tij Hamitit , mblodhi dekumente autentike qe tregonin e vertetonin se babai i tij Hamit Dollani ka qene luftetar ne vijen e pare te rezistences antifashiste ne bregdetin e Durresit kunder agresionit fashist italian me 07 prill 1939 e dha jeten prane Mujo Ulqinakut – ” Hero i Popullit ” .
Keshtu , vetem ne vitin 1974 me Vendim Nr. 36 date 09.05.1974 organet e pushtetit te kohes – Komiteti Ekzekutiv i Keshillit Popullor te rrethit Gramsh i dhane luftetarit te Lirise dhe te rezistences antifashiste Hamit Dollani titullin e larte – ” Deshmor i Atdheut ” dhe eshtrat e tij u vendosen me nderim ne varezat e deshmoreve te Atdheut te Bashkise Gramsh . Ndersa Presidiumi i Kuvendit Popullor i akordoi Medaljen e Trimerise duke marre vleresimin e merituar .
Keshilli Bashkiak Gramsh e ka shpallur deshmorin Hamit Dollani – “Qytetar Nderi ” te Gramshit . Nje rruge , pikerisht unaza e qytetit nga hyrja deri tek spitali mban emrin “Hamit Dollani ” , edhe komuna Tunje e ka shpallur “Qytetar Nderi ” ndersa shkolla 9-te vjecare e fshatit Jance ne vendlindje ka mbajtur me dinjitet emrin “Hamit Dollani “. Ndersa Bashkia e Durresit i ka dhene titullin ” Mirenjohje e Qytetit” me motivacionin : ” … Per patriotizmin dhe sakrificat sublime ne qendresen antifashiste te 07 prillit 1939 …” .
Ne vitin 2019 Presidenti i Republikes te Shqiperise i dha deshmorit te Atdheut Hamit Dollani – ” Medaljen e Arte te Shqiponjes ” , e cila ndodhet aktualisht ne muzeumin historik te Bashkise Gramsh .
… Dhe sot me date 07 priill 2025 , ne 86-te vjetorin e renies ne bregdetin e Durresit te luftetarit te Lirise dhe rezistences antifashiste , deshmorit – Hamit Dollani , Komiteti i Veteraneve e Pasardhesve te LANC-it te Bashkise Gramsh dhe Organizata e Familjeve te Deshmoreve te Atdheut (OFDA) – dega Gramsh , ne bashkepunimin me Bashkine Gramsh organizuan nje veprimtari perkujtimore ne nderim te renies ne fushen e nderit te ketij deshmori ne memorialin e deshmoreve te Atdheut te Bashkise Gramsh ku prehet i qete ne perjetesi trupi i tij …
Ishin te pranishem ne kete veprimtari perkujtimore e atdhetare , edhe Kryetari i Bashkise Gramsh z. Besion Ajazi , Nenprefekti z. Albert Ceci , Kandidati per deputet z. Geldon Fejzo , Nenkryetari i Bashkise z. Tajar Bici , Kryetaria e Partise Socialiste znj. Besmira Bracja , anetarja e Kryesise se Komitetit Kombetar te VP te LANC-it te Popullit Shqiptar ” Nderi i Kombit ” dhe Kryetare e Komitetit te Veteraneve e Pasardhesve te LANC-it Gramsh Fiqerete Bici – ” Qytetare Nderi e Bashkise Gramsh ” , Kryetari i Organizates se Familjeve te Deshmoreve te Atdheut OFDA dega Gramsh Prof. Abedin Bici – “Qytetar Nderi i Bashkise Gramsh ” , Sekretari i Shoqates atdhetare “Skenderbegasi ” major ne pension Ramazan Mane etj .
… Ishin te pranishem pasardhes veterani, pjesetare dhe te aferm te familjeve te deshmoreve te Atdheut, te rinj e te reja , qytetare te Gramshit … , te cilet vendosen buqeta me lule e karafila te kuq prane varritvte deshmorit te Atdheut – Hamit Dollani …!
Fjalen e rastit ne kete veprimtari perkujtimore e referoi Sekretari i Komitetit te Veteraneve e Pasardhesve te LANC-it Gramsh z.Ardian Mullai, pershendeti Kryetari i Organizates se Familjeve te Deshmoreve te Atdheut OFDA dega Gramsh Prof. Abedin Bici – ” Qytetar Nderi i Bashkise Gramsh ” i cili edhe recitoi nje poezi kushtuar deshmorit – Hamit Dollani . Te pranishmit i pershendeti edhe kandidati per deputet Dr. Geldon Fejzo qe permendi traditat patriotike e atdhetare te trevave te Verces, Suloves e Tomorices se Gramshit qe kane shkruar histori …
Pershendeti edhe nipi i deshmorit Hamit Dollani , z.Xezo Dollani-“Qytetar Nderi i Bashkise Gramsh ” i cili falenderoi te pranishmit per organizimin e ketij eventi perkujtimor e atdhetar …
E mbylli veprimtarine perkujtimore Kryetaria e Komitetit te Veteraneve e Pasardhesve te LANC-it Gramsh znj.Fiqerete Bici – ” Qytetare Nderi e Bashkise Gramsh ” …
Organizata e Veteraneve e Pasardhesve te LANC-it Gramsh dhe Organizata e Familjeve te Deshmoreve te Atdheut (OFDA )dega Gramsh ne bashkepunim me Bashkine Gramsh, ne vijimesi do te vazhdojne misionin fisnik e human te mbrojtjes se idealeve te patjetersueshme te Luftes Antifashiste NCL , nderimit te vepres dhe gjakut te deshmoreve te Atdheut si dhe transmetimin e ketyre vlerave atdhetare nder breza e gjenerata per edukimin patriotik … Dielli i jep ndricim natyres dhe deshmoret i japin drite ne perjetesi Atdheut …!
… Me kete rast Bashkia Gramsh , organizoi per te pranishmit nje koktej ne mjediset e kendshme dhe sherbimi te kulturuar te lokalit “Sadiku” …

Date : 07 prill 2025
Ora : 13.00

Share With:
Rate This Article

kelcyrjoti.1988@gmail.com

No Comments

Leave A Comment