Video / FSHF dhe bashkia Gramsh do te kryejë rikonstruksionin e plotë të stadiumit të qytetit
Stadiumi i Gramshit do ti nënshtrohet rikonstruksionit të plotë pas 20 vitesh të ekzistencës së tij.
Projekti do te përfshijë veshjen e fushës me tapet ndërtimin e tribunës së tifozëve, ambjentet e brendshme dhe dhomat e zhveshjes e qëndrimit të sportistëve e gjyqtareve.
Ne projekt janë parashikuar të ndertohen edhe fushat sportive për stervitjen ditore të ekipit të parë dhe ekipeve te moshave.
Kryetari i bashkisë Besion Ajazi thotë se rikonstruksuoni i plotë i stadiumit të qytetit është dhurata më e bukur që FSHF i bën sportdashësve dhe banorëve të qytetit.
Pas një jave së bashku me presidentin e FSHF Armando Duka do të pritet shiriti e fillimit te punimeve.
Stadiumi i Gramshit pas përfundimit të punimeve do të jetë stadiumi më i mirë ku do te luhen ndeshjet e kampionatit kombëtar për kategorinë e dytë ky luan edhe ekipi i qytetit si dhe do të shfrytëzohet nga FSHF edhe për të zhvilluar ndeshjet e tjera kombëtare e ndërkombetare të ekipeve shqiptare të futbollit.