Video / Fshati Lin – Thesari i harruar buzë liqenit të Ohrit
Në juglindje të Shqipërisë, buzë liqenit të kristaltë të Ohrit, ndodhet fshati i vogël dhe i lashtë Lin, vetëm pak kilometra nga qyteti i Pogradeci. Me një pozicion gjeografik të mrekullueshëm, fshati Lin të jep ndjesinë sikur ke udhëtuar pas në kohë.
Në rrugicat e tij të ngushta, ndër kasollet e vjetra të rrënuara, duket sikur ende jetojnë kujtimet e kohëve ilire. Për fat të keq, mungesa e investimeve e ka lënë këtë fshat të bukur në harresë.