Video / Banorët Në Grabovë Të Gramshit Në Protestë Për Ujin
Banorët në Grabovë të Gramshit në protestë për ujin
Banorët e fshatit Grabovë në Gramsh janë ngritur në protestë për të kundërshtuar marrjen e ujit për ndërtimin e hidrocentraleve. Grabova është zonë turistike, e mbrojtur dhe me një histori mijëravjeçare. Sipas banorëve uji është jeta, andaj ata do ta kundërshtojnë me forcë marrjen e tij me qëllim ndërtimin e hidrocentraleve. Njëzëri banorët e ngritur në protestë kërkojnë mos shkatarrimin e zonës historike, pasi ata do ta mbrojnë me çdo cmim. Thirrjen e tyre ia adresojnë Ministrisë së Energjitikës dhe Ministrisë së Kulturës.
Sinkron:
Ndonëse përgjegjësi i firmës kontraktore pretendon se disponon firmat e banorëve vetë këta të fundit e mohojnë këtë gjë.Ata akuzojnë firmën se punon fshehurazi.
Sinkroni;
Grabova është një fshat i cili i përket njësisë administrative Lenie. Banorët njihen si një komunitet kompakt pasi në mënyrë unanime në shenjë proteste bojkotuan zgjedhjet e vitit 2021 dhe ato 2023 për mungesë të infrastrukturēs rrugore. Madje dhe para dy vitesh banorët protestuan për ujin, por tentativat për tia marrë nuk mungojnë.