U tremb nga tërmeti, 20-vjeçari në Lushnje rrëzohet nga shkallët dhe humb jetën
Një ngjarje e rëndë është raportuar si pasojë e tërmetit që ra pas mesnate në Shqipëri.
Gazetarja Anila Sefa, raporton se një 20-vjeçar nga fshati Çinar i Lushnjes ka humbur jetën pas lëkundjeve të tokës. Daniel Rika është trembur në gjumë dhe pasi është ngritur me shpejtësi ka tentuar të largohet me vrap.
Fatkeqësisht ai është rrëzuar në shkallët e katit të dytë të banesës. 20-vjeçari jetonte bashkë me prindërit.