U aksidentuan teksa vinin për dasmë në Shqipëri, shuhet pas 18 ditësh në spital 6-vjeçarja Leila Kurti
Ka ndërruar jetë 6-vjeçarja Leila Kurti e cila u plagos në një aksident rrugor në periferi të Bolonjës më 14 qershor, teksa ishte në makinë me prindërit dhe motrën e saj katërvjeçare, duke ardhur në Shqipëri për të marrë pjesë në një dasmë.
Vogëlushja, pas 18 ditësh qëndrimi në reanimacionin e spitalit Maggiore në Bolonja ndërroi jetë mëngjesin e djeshëm.