Tregtarët në Belsh në protestë kundër spostimit të tregut Prej disa ditësh tregtarët në qytetin e Belshit janë ngritur në protestë për spostimin e tregut nga qendra e qytetit
Tregtarët në Belsh në protestë kundër spostimit të tregut
Prej disa ditësh tregtarët në qytetin e Belshit janë ngritur në protestë për spostimin e tregut nga qendra e qytetit drejt fshatit Marinëz rreth 5 km larg Belshit.
Sipas tyre spostimi drejt tregut është i pa drejtë pasi ndodhet larg zonës së banuar ndaj askush nuk shkon për të blerë.
Në anën tjetër është e pa mundur që një numër i madh tregtarësh të zhvendosen atje pasi hapsira e vendit është e pa mjaftueshme.Nga spostimi i tregut preken të paktën 300 tregtarë. Ata thonë se nuk tërhiqen nga e drejta e tyre dhe se do ti përshkallëzojnë protestat deri në bllokimin e rrugëve.
Sinkron: Tregtarët
Deri tani tregtimi në qytezën e Belshit nuk ka qënë i përshtatshëm, por as spostimi i tregut larg zonës urbane nuk shihet si zgjidhje. Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë
Belsh, Mustafa Çarçiu tha se spostimi i tregut është kryer me vendim të Këshillit Bashkiak.Sipas Çarçiut Belshi mirepret mijëra turistë ndaj pamjet ku tregtarët shesin në tokë nuk janë të denja.
Sinkron: Mustafa Çarçiu- Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Belsh
Tregtarët thonë se Bashkia e Belshit nuk është konsultuar me ta kur e ka marrë vendimin.Të revoltuar ata hynë me forcë në ambjentet e brendshme të bashkisë për të komunikuar me kryebashkiakun Arif Tafani.