Tregtarët e Belshit dolën sërish në protestë këtë të shtunë për të kundërshtuar spostimin e tregut nga qyteti drejt fshatit Marinëz rreth 5 km larg Belshit. Por pamja që u hasën këtë mëngjes ishte bllokimi i rrugës së tregut me blloqe betoni.
Tregtarët e Belshit dolën sërish në protestë këtë të shtunë për të kundërshtuar spostimin e tregut nga qyteti drejt fshatit Marinëz rreth 5 km larg Belshit. Por pamja që u hasën këtë mëngjes ishte bllokimi i rrugës së tregut me blloqe betoni. Kjo solli përplasje mes tyre dhe policisë bashkiake.
Pjesë nga përplasja
Edhe pse ditë pazari as sot tregtarët nuk dolën në punë , teksa ripërsëritën kërkesat e tyre për ndërtimin e një tregu në periferi të qytetit të Belshit, pasi atje ku i ka çuar Bashkia thonë se nuk ka hapësirë dhe nuk ka blerës.
Sinkron: tregtarët
Në mbështetje të tregtarëve ishte edhe këshilltarja e djathtë Nertila Uruçi.Ajo thotë se projekt-vendimi në Këshillin Bashkiak u ka ardhur vetëm për spostimin e gjësë së gjallë dhe të tregut të fruta-perimeve dhe jo atë industrial.
Sinkron: Nertila Uruçi-Këshilltare/Kryetare e Grupit të Opozitës
Të vendosur tregtarët thonë se do ti vijojnë protestat e tyre deri në arritjen e një zgjidhje.