Tragjedi në Elbasan! Infermierja 28-vjeçare vetëvritet ,la pas fëmijën 2 vjeç
Tragjedi në Elbasan! Infermierja 28-vjeçare vetëvritet ,la pas fëmijën 2 vjeç
Një ngjarje tragjike është shënuar paraditen e sotme në Elbasan.Një 28 vjeçare ka gjetur vdekjen pasi është hedhur nga kati i pestë i një pallati ku jetonte në lagjen “Visarion Xhuvani”.
Burmet thonë se e reja ishte nënë e një fëmije 2 vjeç. Ajo ishte infermiere pranë repartit të neurologjisë në spitalin rajonal të Elbasanit.
Policia në vendngjarje, nisi punën për zbardhjen e rrethanave, ndërsa paraprakisht në deklaratën për median bën me dije se shkak i veprimit ekstrem dyshohet të ketë qënë depresioni.