Tjetër aksident tragjik në Tiranë, 55-vjeçari ndërron jetë pasi e përplas një makinë
Tjetër aksident tragjik ka ndodhur në vend ditën e sotme. Pas aksidentit ku u përplas për vdekje një 4 vjeçar, një ngjarje e ngjashme ka ndodhur edhe në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, një automjet me drejtues një 23-vjeçar ka aksidentuar një 55-vjeçar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të mbikalimit të Teg-ut.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit
“Më datë 06.01.2024, në afërsi të mbikalimit të Teg-ut, mjeti me drejtues shtetasin A. B., 23 vjeç, ka aksidentuar shtetasin E. P., 55 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, sqaron policia.