THIRRJE PËR DHURIM GJAK “Shpëto Jetë” Kryqi i Kuq Shqiptar Dega Gramsh Organizon një Seancë Dhurimi Gjaku për fëmijët talasemik ditën e Enjte datë 06.04.2023 ora 09:30
THIRRJE PËR DHURIM GJAK “Shpëto Jetë”
Kryqi i Kuq Shqiptar Dega Gramsh Organizon një Seancë
Dhurimi Gjaku për fëmijët talasemik ditën e Enjte datë 06.04.2023 ora 09:30 në Hollin e Pallatit të Kulturës Gramsh. Nën moton “Dhuro gjak të shpëtosh jetë ” Bashkohuni me ne për të kryer një akt sa human e po aq njerëzor. Ejani e së bashku të ndihmojmë fëmijët Talasemik e ata që kanë nevojë sot për jetën e tyre pasi nesër mund të kemi edhe ne nevojë. Dhurimi i gjakut jo vetëm nuk ka efekte anësore por zëvendësohet shumë shpejt dhe është veprim i shëndetshëm.Ju bëjme thirrje të gjithë qytetarëve, të rinjve e të rejave të bëhen pjesë e kësaj nisme. Çdo dhurues do të marrë të gjitha analizat falas dhe banka e gjakut është e çertifikuar. Ju faleminderit për mirëkuptimin.
Kryqi i Kuq Shqiptar Dega Gramsh