Tërmeti dëmtoi 20% të prodhimit të ushqimit në Turqi
Tërmeti vdekjeprurës që goditi Turqinë jugore dhe Sirinë fqinje më 6 shkurt, dëmtoi më shumë se 20% të prodhimit bujqësor dhe blegtoral të Turqisë, sipas të dhënave të konfirmuara nga OKB. Më shumë se 55 mijë njerëz humbën jetën nga tërmeti 7.8 ballë dhe lëkundjet që pasuan.
Tërmeti shkaktoi “dëme të rënda në bujqësi, duke përfshirë të korrat, blegtorinë, peshkimin dhe akuakulturën, si dhe infrastrukturën bujqësore në zonat e prekura, sipas detajeve të publikuara nga Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë – FAO. Tërmeti goditi 11 provinca kritike bujqësore, duke prekur 15.73 milionë njerëz dhe më shumë se 20% të prodhimit të ushqimit të vendit.