Temperaturat ekstreme, qeveria shqiptare propozon uljen e orarit të punës për administratën
Prej disa ditësh, vendi ynë është përfshirë nga temperatura të larta. Ndërkohë, qeveria ka vendosur që të shkurtojë orarin e punës në administratë.
Ky vendim, pritet të miratohet ditën e nesërme, ku parashikon që orari i punës të jetë nga 9.30 deri 15:30 dhe të premten 9.30-13:00.
Siç e theksuam edhe më lart, Shqipëria po përballet me temperatura ekstreme që shkojnë mbi 40 gradë C.