a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeKryesore“Të shtohet presioni i ndërkombëtarëve ndaj Rusisë”, Kuleba kërkon nga Tirana përshpejtimin e anëtarësimit në NATO

“Të shtohet presioni i ndërkombëtarëve ndaj Rusisë”, Kuleba kërkon nga Tirana përshpejtimin e anëtarësimit në NATO

“Të shtohet presioni i ndërkombëtarëve ndaj Rusisë”, Kuleba kërkon nga Tirana përshpejtimin e anëtarësimit në NATO

Trysnia e organizatave ndërkombëtare kundër Rusisë duhet të intensifikohet. Ishte kjo kërkesa e ministrit të jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba nga Tirana gjatë konferencës për shtyp me homologun shqiptar Igli Hasani. Në fjalën e tij Kuleba bëri të ditur se njoftoi ministrin shqiptar për situatën në Ukrainë dhe vlerësoi Shqipërinë për takimet e mbajtura për Ukrainën dhe atë në KS të OKB.

“Sot informova ministrin për situatën në fron dhe sulmet me dron e raketa të Rusisë çdo ditë. Është e rëndësishme që Rusia të mbahet përgjegjëse për krimin e agresionit dhe krimin e luftës do të donim të intensifikonim përpjekjet tona në këtë drejtim”.

Gjatë këtij takimi u diskutuan edhe përgatitjet për samitin e NATO-s në Uashington, ku siç theksoi Kuleba presin që të çojnë përpara anëtarësimin e Ukrainës në aleancën euroatlantike.

“Shqipëria është partnere e rëndësishme anëtare e NATO-s dhe diskutuam përgatitjet për samitin e NATO-s në Uashington dhe vlerësova gatishmërinë e ministrit Hasani për të ndihmuar në këto përgatitje. Pritshmëritë tona janë që mes të tjerash nga ky samit i Uashingtonit të jetë një hap përpara drejt anëtarësimit të Ukrainës që do ta bëjë edhe këtë pjesë të Evropës më të sigurt dhe do të rrisë sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Mirëpresim përpjekjet e Shqipërisë. Trysnia e organizatave ndërkombëtare kundër Rusisë duhet të intensifikohet”.

Kuleba foli edhe për bashkëpunimin e Ukrianës dhe Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, si “dy vende evropiane të bashkuara nga vlerat dhe vizioni evropian”.

 

zeri.info/

 

Share With:
Rate This Article

kelcyrjoti.1988@gmail.com

No Comments

Leave A Comment