Të shtëna me armë në Tiranë – Νjë i plagosur, autorët djegin makinën
Një 35 vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur pranë rrethrrotullimit në zonën e Selitës.
Sipas informacioneve policore, i plagosuri është Zamir Kalemi 35 vjeç. Ai ka marrë një plagë arme në këmbë dhe pas plagosjes është dërguar në spital.
Në vendngjarje shkuan forcat policore dhe nisën hetimet për zbardhjen e dinamikës dhe rrethanave.
Policia po heton ngjarjen dhe është vënë në kërkim të autorit.