Të dashur nxënës e prindër! Të nderuar mësues! / Muzeu Historik Kombëtar ju sjell urimet më të mira për vitin e ri shkollor 2023-2024.
Të dashur nxënës e prindër!
Të nderuar mësues!
Muzeu Historik Kombëtar ju sjell urimet më të mira për vitin e ri shkollor 2023-2024. Një urim shumë i veçantë shkon për fëmijet që nisin sot ditën e parë të shkollës. Qoftë i mbarë dhe i bukur rrugëtimi i ri drejt dijes. Dita e parë e shkollës është një moment ngazëllues, emocional dhe mbi të gjitha është moment për të reflektuar në rolin madhor që ka edukimi në shoqëri. Nuk ka shprehje më të bukur, për këtë rast, se sa ajo e thënë nga shkrimtari ynë i mirënjohur, Sami Frashëri: “Njeriu ka nevojë për arsim ashtu si bima për ujë”.
Edhe për këtë viti të ri shkollor, Muzeu Historik Kombëtar do të ofrojë një numër të madh veprimtarish edukative, të cilat na afrojnë me të gjithë aktorët përgjegjës, për të patur një vit shkollor sa më produktiv e cilësor. Midis aktiviteteve tona të rëndësishme mund të përmendim: “Arkeologu i vogël”, “Muzeu im”, “Një ditë me kuratorin!” etj..
Suksese!!!
/ Muzeu Historik Kombetar /