Tarifa e ujit të pijshëm, vijon të krijojë debate dhe përplasje në Këshillin Bashkiak në Elbasan Kundërshtitë e opozitës për të rritur tarifat e ujit të pijshëm e kanë nxjerrë nga “shinat “Këshillin Bashkiak në Elbasan.
Tarifa e ujit të pijshëm, vijon të krijojë debate dhe përplasje në Këshillin Bashkiak në Elbasan
Kundërshtitë e opozitës për të rritur tarifat e ujit të pijshëm e kanë nxjerrë nga “shinat “Këshillin Bashkiak në Elbasan.Ndonëse mbledhja e sotme u zhvillua në një ambjent privat për të shmangur grumbullimet e qytetarëve, nuk qe e mundur. Ndërkohë mbledhja jashtë radhe u monitorua nga punonjës policie, ndërsa konfliktet dhe ngritja e toneve ishte e pashmangshme.
Insert nga dera…..kur tentojne te hyjne brenda
As propozimi për të mbajtur një minutë heshtje për kolosin e letersisë shqiptare Ismail Kadare,por dhe për kryebashkiakun me jetëgjatë të Elbasanit Qazim Sejdini i cili u nda nga jeta javë më parë nuk e qetësuan situatën.
Insert…..
Edhe një herë tjetër opozita i mëshoi faktit se në mbledhjen e para një muaji mazhoranca nuk plotësoi kourum për ti hapur rrugë vendimit të rritjes së tarifave për qytetarët në masën 40%.Për këtë shkelje thonë se do të ndjekin hapa konkret ligjorë, duke përmendur edhe SPAK.
Këshilltarët e opozitës
E ndërsa këshilltarët e opozitës braktisën mbledhjen , kryetari i Bashkisë Elbasan Gledian Llatja mbajti fjalën e rastit para këshilltarëve të tij.Z.Llatja teksa e konsideroi pamje të shëmtuar sjelljen e të djathtëve tha se vendimi për të rritur cmimin e ujit nuk prek 4000 familje që trajtohen me ndihmë ekonomike, pasi do të subvencionohen nga qeveria shqiptare.
Sinkron :Gledian Llatja-Kryetar i Bashkisë Elbasan
Propozimin për të rritur cmimin e ujit të pijshëm e ka kryer Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve , ndërsa në fund do të jetë ERRU që do të vendosë nëse do të rritet për konsumatorët familjarë dhe biznesin.