Stafi i Zyrës së Katekizmit zhvilloi një program shpirtëror në datat 26-27 Shtator në Grabovën e Sipërme të Gramshit.
Stafi i Zyrës së Katekizmit zhvilloi një program shpirtëror në datat 26-27 Shtator në Grabovën e Sipërme të Gramshit.
Së bashku me fëmijët e filluam programin në ambjentet e Kishës “Shën Nikolla” e ndërtuar në shekullin 18. Programi vazhdoi me lutje, bisedë shpirtëror duke mësuar simbolin e besimit, dhe më pas me punë dore, lojra dhe këngë të krishtera.
Me drejtimin e Atë Mihalit, priftit të kësaj zone u zhvilluan disa vizita baritore në komunitet.
Kjo zonë e cila ruan traditën besimit Orthodhoks që prej shekullit X vazhdon deri më sot të mbetet një zonë e bekuar nga Perëndia si për nga historia po ashtu edhe nga natyra përrallore.
I lutemi Zotit që aktivitete të tilla të kryhen edhe në të ardhmen në këtë zonë.
Lavdi Zotit për të gjitha!