Sot vjen Blinken/ Tiranë nën masa të rrepta, rrugët ku ndalohet qarkullimi
Ditën e sotme, Tirana do jetë nën masa të rrepta për të garantuar sigurinë e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Disa rrugë do të bllokohen gjatë ardhjes dhe deri më largimin e numrit dy të administratës amerikane.
Rreth 1,500 efektivë, do të angazohen në total për mbarëvajtjen e masave të sigurisë.
Rreth 400 efektivë do të jenë të Gardës dhe pjesa tjetër nga policia e shtetit, rendi, një grup i Shqiponjave, një i FNSH (400) e një i RENEA (100) do të angazhohen për të gjitha aktivitetet, që nga mbërritja në Rinas deri te shoqërimi në kryeministri. Edhe Antiterrori do të jetë i angazhuar.
Pritet që të ketë bllokim nga Rinasi – Qafa e Kashari – Mbikalimi tek Casa Italia – nënkalimi te ish-sheshi “Shqiponja”. Rrugë të tjera që do bllokohen: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ibrahim Rugova”.