Situatë e ngarkuar virusale në Elbasan! Virozat e stinës dhe gripi kanë tejmbushur qendrat shëndetësore dhe Urgjencën në Spitalin e Elbasanit.
Situatë e ngarkuar virusale në Elbasan!
Virozat e stinës dhe gripi kanë tejmbushur qendrat shëndetësore dhe Urgjencën në Spitalin e Elbasanit.Vetëm në shërbimin e Urgjencës paraqiten për të kërkuar ndihmë mjekësore mbi 200 persona në ditë.Sipas mjekut, qytetarët paraqiten në spital me temperaturë të lartë, rrufë,vështirësi në frymarrje ndërsa rastet e komplikuara bluzat e bardha i kanë hospitalizuar.
Sinkron:Ergys Mici-Shef i Urgjencës Elbasan
Mjeku Ergys Mici evidenton grupet e rriskut dhe këshillon qytetarët sesi ta mbrojnë veten nga situata e ngarkuar virusale që ka përfshirë vendin.
Sinkron:Ergys Mici-Shef i Urgjencës Elbasan
Situatë e ngarkuar paraqitet edhe në pavijonin e Pediatrisë.
Mjekët këshillojnë qëndrimin në shtëpi për 2 apo tre ditë gjatë prekjes nga virozat për të mos ndikuar në përhapjen e mëtejshme të tyre, ndërsa në rast komplikacionesh mos neglizhimin ti drejtohen mjekut të familjes.