a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeAktualitetSituata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra ende aktive, ja zonat më problematike për të cilat po punohet për shuarjen e tyre

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra ende aktive, ja zonat më problematike për të cilat po punohet për shuarjen e tyre

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra ende aktive, ja zonat më problematike për të cilat po punohet për shuarjen e tyre

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, në 24 orët e fundit në vend janë raportuar 36 vatra zjarri. Nga këto janë shuar 31 vatra zjarri, ndërsa pesë të tjera janë ende aktive.

Ministria e Mbrojtjes thote se pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në bashkitë: Tiranë, Kamëz, Durrës, Kavajë, Krujë, Mat, Rogozhinë, Lushnje, Roskovec, Vlorë, Dimal, Skrapar, Himarë, Prrenjas, Vau-Dejës, Shkodër, Dibër dhe Malësi e Madhe.

Aktualisht, po punohet në:

Qarkun e Lezhës: në fshatin Shëngjin, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë. Zjarri vazhdon të jetë aktiv më intensitet të lartë në një sipërfaqe me pishë dhe shkurre. Terreni është shumë i vështirë dhe në pjesën më të madhe nuk mundëson ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse. Forcat operacionale janë në terren dhe po punojnë për shuarjen e tij; midis fshatit Mal i Bardhë dhe Skuraj, njësia administrative Milot, bashkia Kurbin. Zjarri është aktiv me intensitet të ulët dhe kryesisht digjet humus, pa patur rrezik për përhapje. Rrezik për banesa nuk ka. Situata është nën monitorim.

Share With:
Rate This Article

kelcyrjoti.1988@gmail.com

No Comments

Leave A Comment