a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeKryesoreSI E MBROJTI NGA ZJARRI, DERVISH XHELAL RESULI, TEQENË HISTORIKE TË SHËMBËRDHENJIT NË GRAMSH

SI E MBROJTI NGA ZJARRI, DERVISH XHELAL RESULI, TEQENË HISTORIKE TË SHËMBËRDHENJIT NË GRAMSH

SI E MBROJTI NGA ZJARRI, DERVISH XHELAL RESULI, TEQENË HISTORIKE TË SHËMBËRDHENJIT NË GRAMSH

Nga Kujtim BORIÇI
Katastrofa nga zjarri i këtyre ditëve të fundit në Gramsh (dëmtuar tejet rëndë nga flakët) nuk do të kishte kursyer as teqenë historike të Shërmëdhenjit në këtë trevë, nëse nuk do të ishte akti i sakrificës ekstreme i dervish Xhelal Resulit dhe atyre pak njerëzve që u ndodhën ato momente në objektin e kultit, ndihmuar dhe në orët në vazhdim nga besimtarët që u gjendën atje. Ato orë tmerri, dervish Xhelali dhe personat protagonistë në sfidën ndaj kësaj tragjedie, i kanë të pa harruara e do u mbeten në kujtesë gjatë gjithë jetës. Ndonëse nuk mundën të shpëtojnë gjithçka nga flakët e menjëhershme, arritën që objektin, mjediset kryesore ndihmëse dhe pjesën më të madhe të masivit pyjor ngjitur, vreshtit e pemëve, ti shpëtojnë. Ndonëse pësuan dhe plagë, në vështirësi të mëdha, me vendosmëri e të bindur deri në sakrificën e fundit e fituan sfidën. “…Mora njoftim të menjëhershëm për afrimin e zjarrit në objekt, bisedova me vëllain tim, dervish Xhelalin dhe njëherazi nisa një ekip nga Selia e Shenjtë në Tiranë, për të udhëtuar drejt Shëmërdhenjit e njerëzve në rrezik. Objektet e shenjta i mbron Zoti, por vendosmëria e dervish Xhelalit dhe punonjësve të teqesë, më ngrohën, më shtuan besimin për ti bërë ballë sfidës dhe i bekova. Të mos harrojmë, se nuk ishin të kërcënuara vetëm objektet bektashiane, por ishin dhjetëra masive zjarri në Gramsh njëherazi… Dhe ja dolën…”- pohoi për “Telegraf”, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj.

DREJT SHËMBËRDHENJIT
Bëhem pjesë e ekipit që Kryegjyshata Botërore Bektashiane nisi drejt Shëmbërdhenjit. Shoferi Muharrem Pajtani, që e ka bërë vazhdimisht këtë rrugë, ndoshta këtë radhë, guidonte më shpejt se asnjëherë tjetër. Automjeti ishte mbushur me shumë ushqime e mjete të tjera gatishmërie për raste të tilla. “Me kujdes por dhe shpejt, pasi dhe një sekondë në momente të tilla ka shumë vlerë. Me interesimin e Kryegjyshit, Dede Edmond Brahimaj, kemi marrë ushqime, paisje e materiale të tjera, për të ndihmua vëllezërit në rrezik. Por shpresoj që të mos jetë nevoja, ata të i dalin vetë e ti bëjnë sfidë flakëve tinëzare. Kemi komunikim të vështirë, pasi në zonën ku ndodhet teqeje, nuk ka dhe valë të rregullta telefoni…”- na thotë Nuriu.
Jemi afruar afër qytetit të Gramshit, duke vështruar gjatë rrugëtimit, duke hedhur vështrimin dhe anash, ku ndonëse kishin kaluar orë, kishte vatra të shumta zjarri (sidomos majtas) , flakë masive e shtëllunga tymi. Në këtë rrugëtim, hasim dhe automjete të tejra që iknin në drejtim të Skënderbegasit e Shëmbërdhenjit. Pa u afruar mirë qendrës së Skënderbegasit, shohim shtëpi të rrafshuara nga zjarri, të tjera që digjeshin, e deri kafshë të djegura. Ndonëse xhamat e automjetit komod ishin të mbyllura e me kondicionerë, tymi, flakët e shumta dhe era e masiveve të pishave të shkrumbuara, nuk e pengonin dot erën e djegies, që na afronte asfiksinë. Por dhe shtimi i shpejtësisë (janë mbi 30 km rrugë), është i pamundur, pasi asfalti ka mbaruar e rruga është e amortizuar.
Na afrohet një banorë që udhëtonte drejt Shëmbërdhenjit. I ishte prishur automjeti e donte të vinte me ne. I bëmë vend në mjet. Quhej Rehmet a Mehmet, nuk e fiksuam mirë. “…Më telefonoi një bashkëfshatar e më tha se dy kasollet e vreshti janë shkrumbuar e flakët po i afrohen banesës. Do Zoti shpëton, nuk e di, kam djersën e një jete të tërë aty. Zbrita mbrëmë në qytet për të parë vajzën. Jam afër të 80-tave e nuk mbaj mend zjarr e katastrofë të tillë. Po vetë ne njerëzit e kemi fajin vetëm.”- na tha ai mes të tjerave.

NË TEQENË E SHËNMËRDHENJIT
Së fundi, pas një panorame rrënqethëse, mas masiveve pishash shekullore e me shkurre të djegura krejtësisht, vatra zjarri në zhvillim e sipër, mjete ushtarake e vendore me specialistë kundër zjarrit që bënin të pamundurën, kafshë e shpendë të pajetë, të shkrumbuara krejtësisht e përjetësisht, një pamundësi frymëmarrje të plotë nga tymi, arrijmë në teqenë e Shëmbërdhenjit. Takojmë dervish Xhelalin, e urojmë që janë gjallë dhe për sakrificën që bënë, për traumën që kaluan dhe që arritën të minimizojnë pasojat nga kjo katastrofë. “…Bëmë të pamundurën, por nuk arritëm të shpëtojmë gjithçka. Flakët ecnin me shpejtësi dhe ishin nga të katër krahët. U përcëlluam, por nuk e dhamë veten. Zoti na ndihmoi. Ruajtëm objektin kryesor e pjesën më të madhe të tyre. Por ja shikoni, si janë bërë magazinat, flakët kanë shkrirë dhe llamarinat. Ja dhe kopështi i perimeve, si janë pjekur domatet në degë e shumiva e bimëve janë shkrumbuar. Dhe gjysma apo më shumë e vreshtit, sidomos parcela në jug, është përvëluar, ja si është bërë në pikun kur duheshin vjelë. Po them dhe diçka tjetër, biseda dhe bekimi i Kryegjyshit, Dede Mondit, na dha krahë. Gramshi nuk e ka njohur këtë katastrovë zjarri ndonjëherë. Po fajtorë jemi vetë ne njerëzit. Që nga puna që bëjmë, masat paraprake, gatishmëria e përhershme, por dhe nga veprimet e ngathta, përtacia e njerëzve dhe kur zjarri të vjen në prag”-na thotë dervish Xhelali.
Por dervish Xhelani, në këtë luftë me zjarres shumë orësh e disa ditësh, nuk ka qenë i vetëm. Bashkë me të ishin dhe punonjësi Renardo Osmanllari, Esma Zhupani, Ruzhdije Zhupani.
“…Shikonim tym e flakë në të katër anët, e luteshim e shpresonim që flakët të rrinë sa më larg. Por një erë e çmendur, në një temperaturë rreth 40 gradë, sollën shpejt atë që nuk dëshironim. Kishim marr gjithë ato masa që mundëm për kohën. Ka kohë që punoj me dervish Xhelalin, por si këtë ditë nuk e kam parë kurrë. Punëtor dhe i sakrificës, nuk pyeste se përzhitej apo dhe i rrezikoheshin rrobat e trupit nga flakët. Por mbi të gjitha, për kurajën që na jepte duke na thënë në çdo veprim, se ja dolëm…”- na thotë Renardo Osmanllari.
“-Unë jam punonjëse ka kohë këtu në teqe. Por situatë të tillë nuk kam parë e menduar kurrë në jetë, as mos pafsha kurrë. Po kur e do Zotin, ai të ndihmon, të jep kurajë. Na ndihmojnë Zoti e atij i qofshim falë:- thotë Esma Zhupani.

PASOJAT
Në bisedë e sipër i themi dervish Xhelalit për vlerën e dëmit. Ai na thotë se dëm ka pas, por nuk u prek asgjë nga ky objekt i lashtë bektashian, nuk u dëmtua arkiva e tij, trashëgimia e dekadave shekujve. Mbi të gjitha, nuk padi dëm në njerëz. Por kjo fatkeqësi, duhet të jetë mësim për të gjithë. “Është lehtë të kërkosh sot kompensim nga shteti, e në fakt duhet se njerëzit kanë humbur shtëpi e pasuri. Por fajtorë kryesorë, siç ua thash, ne jemi vetë njerëzit. Duhet ta mendojmë e të marrim masa paraprake për të përballuar këto situata. Të bëjmë punën tonë, të shtojmë dashuri e besim mes nesh, solidaritet e ndihmë, se Zot na ndihmon”- shton dervish Xhelali.
Është vështirë që në këto dit të para, të nxjerrës një faturë dëmi. Thuhet që vetëm në Gramsh, janë shkrumbuar krejtësisht mbi 40 shtëpi. Po gjë e gjallë e pemëtari. Ndërsa dëmi i madh është bërë në pyje, pasojë që do e vuajnë brezat…

DEDE EDMOND BRAHIMAJ: “…Mora njoftim të menjëhershëm për afrimin e zjarrit në objekt, bisedova me vëllain tim, dervish Xhelalin dhe njëherazi nisa një ekip nga Selia e Shenjtë në Tiranë, për të udhëtuar drejt Shëmërdhenjit e njerëzve në rrezik. Objektet e shenjta i mbron Zoti, por vendosmëria e dervish Xhelalit dhe punonjësve të teqesë, më ngrohën, më shtuan besimin për ti bërë ballë sfidës dhe i bekova. Të mos harrojmë, se nuk ishin të kërcënuara vetëm objektet bektashiane, por ishin dhjetëra masive zjarri në Gramsh njëherazi… Dhe ja dolën…”

TEQEJA E SHËMËRDHENJIT, GRAMSH
Teqeja e Shëmbërdhenjit, është themeluar më 23 tetor të vitit 1850 në Shëmbërdhenj ose siç njihet sot me emrin Bletëz, në Njësinë Administrative të Skënderbegasit-Gramsh. Kontributi i Klerikëve Bektashinj, veç misionit fetar, ka pasur rol të rëndësishëm në çeljen e shkollave shqipe si dhe në përhapjen e gjuhës shqipe. Ky vend ka shërbyer gjithashtu si unitet veprimi dhe bashkëpunimi për tri zonat e Gramshit, Tomorricës, Sulovës e Vërçës. Baba Mustafa Braçi është themeluesi i Teqesë së Shëmbërdhenjit i cili u shndërrua më vonë në një tempull besimi, kulture, patriotizmi dhe mirësie.
Në mjediset e teqesë së Shëmbërdhenjit, Baba Meleqi i cili shërbeu për 27 vite pas Baba Mustafait, gjatë viteve 1902-1903 ngriti një çezmë karakteristike me ujë të bollshëm të malit të Koshnicës. E ndërtuar me dy kolona anash e me gurë të skalitur. Çdo vit në datën 6 gusht zhvillohet pelegrinazhi në kujtim të themelimit të teqesë, duke kryer veprimtari të ndryshme.

Share With:
Rate This Article

kelcyrjoti.1988@gmail.com

No Comments

Leave A Comment