Shuhet pas betejës me sëmundjen e rëndë aktori i shquar Zef Deda, lamtumirë ‘Kunati i shokut Xhemal’
Është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare, aktori i njohur i humorit Zef Deda. Mjeshtri i madh i humorit vuante prej pak kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Deda ka ndërruar jetë në Shkodër, ndërsa pritet që ceremonia e përcjelljes për në banesen e fundit të behet të shtunën, kur edhe do të mbahen homazhet në teatrin Migjeni.
Djali i tij, Julian Deda ka reaguar në rrjetet sociale, duke vendosur dhe një fiongo të zezë në shenjë zie.