Shqipëria fiton 2 me 0 me Moldavinë në “Air Albania”
Kombëtarja e Shqipërisë ka regjistruar fitoren e parë në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Të përzgjedhurit e Sylvinhos triumfuan sonte ndaj Moldavisë.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Air Albania” përfundoi me rezultatin 2 – 0
Kombëtarja shqiptare e dominoi në tërësi pjesën e parë, me raste dhe posedim të topit, por nuk e gjeti dot rrugën për te goli, duke shkuar në pushim me rezultat të barabartë.
“Kuqezinjtë” vazhduan me shfaqje të mirë edhe në pjesën e dytë, ku i shënuan edhe golat e fitores.
Jasir Asani shënoi një gol jashtëzakonisht të bukur nga distanca në minutën e 52-të për epërsinë e parë. Për 28-vjeçarin ishte ky goli i tij i parë me fanellën kuq e zi.