Shkrumbohet nga flakët banesa në Pogradec, 5 anëtarët e familjes mbeten në qiell të hapur
Mbrëmjen e sotme një banesë në fshatin Leshnicë në Pogradec është shkrumbuar nga flakët.
Fatmirësisht nga zjarri në banesë e familjes prej 5 anëtarëve nuk ka asnjë person të lënduar, po dëmet materiale janë shumë të mëdha.
Sipas informacioneve të policisë, në vendngjarje kanë mbëritur forcat zjarrfikëse dhe policia për të bërë të mundur shuarjen e flakëve si dhe po heton shkaqet, ndërsa nesër priten edhe specialistët e emergjencave për të bërë vlerësimin e dëmeve dhe për të ndihmuar familjen në riparimin e banesës.
Brenda banesës ndodheshin 5 anëtarë të një familje të cilët kanë arritur të dalin në kohë pa pësuar lëndime trupore.
Njoftimi i policisë:
Mat/Informacion paraprak
Mbrëmjen e sotme, në qytetin e Burrelit, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit S.S.
Si pasojë e përhapjes së flakëve të zjarrit janë përfshirë nga zjarri dhe janë djegur pjesërisht dhe 4 banesa të tjera që janë ngjitur me banesën e shtetasit S.S., banesa private me çati të përbashkët.
Shërbimet e Policisë kanë evakuuar banorët nga banesat që u përfshinë nga zjarri dhe nuk ka asnjë banor të lënduar.
Zjarrfikësit kanë bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.