a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeAktualitetSalmonelë në Gramsh, kryetari i Bashkisë: Ushqimi gatuhet në kopsht

Salmonelë në Gramsh, kryetari i Bashkisë: Ushqimi gatuhet në kopsht

Salmonelë në Gramsh, kryetari i Bashkisë: Ushqimi gatuhet në kopsht

Ka arritur në 17 numri i fëmijëve të konfirmuar me salmonelë në Gramsh ,përkundër 79 persona të depistuar mfes tyre edhe staf të institucionit arsimor.
Një përfaqësi prindërish protestuan për sigurinë e fëmijëve këtë të hënë para bashkisë .Të shqetësuar për shëndetin e të vegjëlve të tyre i druhen përhapjes së vatrës së infeksionit pasi askush nuk i është afruar për ti këshilluar apo dezifektuar banesat. Më shumë se një javë nga konfirmimi i rastit të parë kërkojnë marrjen e masave nga institucionet shtetërore, veçanërisht institucioni i bashkisë Gramsh.

Sinkron: prindërit

Nuk kanë asnjë siguri që fëmijët ti rikthejnë në kopsht, ndaj kërkojnë zbardhjen e ngjarjes nga autoritetet. Një thirrje e kanë edhe për kryeprokurorin Kreshnik Ajazi i cili është banor i qytetit të Gramshit.

Sinkron: prindërit

Kryetari i Bashkisë Gramsh, Besian Ajazi, theksoi se institucionet përgjegjëse, si ISHP dhe Policia, duhet të zbulojnë shkaqet dhe, nëse ka shkelje, të merren masat e nevojshme. Sipas tij, kompania që ka fituar tenderin për furnizimin me ushqime ka kryer të gjitha analizat e nevojshme dhe ushqimet janë në kushte të mira higjeno-sanitare. Ai mohoi çdo presion dhe kërkoi që ky rast të mos përdoret për qëllime politike.

Sinkron: Besian Ajazi-Kryetar i Bashkisë Gramsh

Nga ana tjetër AKU është duke kryer
analiza të mostrave të produkteve ushqimore që kanë konsumuar fëmijët e kopshtit .Dyshimet janë se supa me përmbajtje mish pule të ketë qënë e kontaminuar. Ndërkohë në fokus të hetimit janë zinxhiri i furnizimit me ushqime, kushtet e ruajtjes së produkteve dhe higjiena në ambientet e gatimit të institucionit.

Share With:
Rate This Article

kelcyrjoti.1988@gmail.com

No Comments

Leave A Comment