Rrezik për përhapje epidemie, nis groposja e kafshëve të djegura në Gramsh
Shërbimi Veterinar i Elbasanit dhe bashkia e Gramshit kanë nisur punën në terren për evidentimin e kafshëve të ngordhura dhe procesin e groposjes së tyre, me qëllim që të mos përhapen sëmundjet tek banorët.
Kjo ndërhyrje e koordinuar synon të parandalojë përhapjen e sëmundjeve dhe të garantojë sigurinë shëndetësore e mjedisore në zonën e prekur.
Drejtori i Shërbimit Veterinar në DRVMB Elbasan, Spiro Hunçi, së bashku me stafin veterinar të Zyrës Vendore të Veterinarisë Gramsh, nën drejtimin e përgjegjësit të sektorit veterinar Fatmir Ozuni, ndodhen sot në njësinë administrative Skënderbegas, ku po zhvillohet procesi i evidentimit dhe inventarizimit të kafshëve të ngordhura, të djegura apo asfiksuara si pasojë e zjarrit.
Zyrtarët konfirmuan se po bëhet groposja dhe asgjësimi i kontrolluar i kafshëve, në përputhje me kërkesat e sigurisë veterinare të mbrojtjes së mjedisit.
“Po kryhet groposja dhe asgjësimi i kontrolluar i trupave të kafshëve, në përputhje me kërkesat e sigurisë veterinare dhe mbrojtjes së mjedisit. Kjo ndërhyrje e koordinuar synon të parandalojë përhapjen e sëmundjeve dhe të garantojë sigurinë shëndetësore e mjedisore në zonën e prekur”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Në këtë operacion po merr pjesë edhe kryetari i bashkisë Gramsh, Besian Ajazi, së bashku me strukturat vendore të emergjencave dhe banorët e zonës.


English
French
German
Italian

