Rrethuar nga ponarama e bukur e liqenit të Banjës, u organizua gara e peshkimit ku morën pjesë 29 peshkatarë nga Kosova e Shqipëria si dhe nga qyteti i Gramshit.
79 vjetori i çlirimit, Gramshi feston me sportet ujore
Me rastin e festës se 10 korrikut, 79 Vjetorit të çlirimit të Gramshit, Bashkia ka organizuar një sërë aktivitetesh ndër to edhe gara e peshkimit në Liqenin e Banjës.
Për të dytin vit radhazi me pjesmarrjen e 29 klubeve nga Shqipëria dhe Kosova, sportet ujore dhe gara e peshkimi u bënë pjesë e atmosferës festive në 79 vjetorin e Çlirimit të Gramshit, në liqenin e Banjes.
“Peshkimi dhe gjuetia lindin së bashku me personin , plus trashëgohet dhe nga familja. Këtu është kapur një shumllojshëmri peshku, krap është kapur, mlysh por kryesisht sardele kapet në masë këtu”, shprehet Altin Bakiu.