a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeEkonomiRreth 100 familje në lagjen 5 Maji në Elbasan prej më shumë se një muaji nuk furnizohen me ujë të pijshëm.

Rreth 100 familje në lagjen 5 Maji në Elbasan prej më shumë se një muaji nuk furnizohen me ujë të pijshëm.

Rreth 100 familje në lagjen 5 Maji në Elbasan prej më shumë se një muaji nuk furnizohen me ujë të pijshëm.

Rreth 100 familje në lagjen 5 Maji në Elbasan prej më shumë se një muaji nuk furnizohen me ujë të pijshëm. Banorët thonë se problemet me furnizimin me ujë të pijshëm kanë rreth 6 vite që i vuajnë por situata është përkeqësuar në fund të 2024 ku uji i pijshëm është ndërprerë. Shprehen se janë ankuar pranë UKE për situatën por nuk kanë marrë ende një përgjigje se përse nuk kanë ujë. Me librezat në duar, që faktojnë se i paguajnë rregullisht faturat ata shprehen të indinjuar.

Sinkron (burrat me libreza)

Më e vështirë situata është për familjet që kanë fëmijë të vegjël. Banorët detyrohen ta blejnë ujin për konsum, çka për ta do të thotë kosto e shtuar.

Sinkron (gratë )

Ata që nuk e përballojnë dot ta blejnë ujin për konsum detyrohen ta mbushin disa kilometra larg shtëpisë.

Sinkron të moshuarit

Edhe pse kanë kërkuar disa herë ndërhyrje nga Ujësjellësi i Elbasanit për të rregulluar këtë problem, deri me tani këta banorë nuk kanë gjetur zgjidhje duke bërë që edhe për vitin 2025 kërkesa e qytetarëve elbasanas të jetë furnizimi me ujë të pijshëm.

Share With:
Rate This Article

kelcyrjoti.1988@gmail.com

No Comments

Leave A Comment