a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeKryesoreRoza Lati paralajmëron largimin nga BBVIP: Nuk ka shanse të përdhoset figura ime

Roza Lati paralajmëron largimin nga BBVIP: Nuk ka shanse të përdhoset figura ime

Roza Lati paralajmëron largimin nga BBVIP: Nuk ka shanse të përdhoset figura ime

Ditën e djeshme, Roza Lati dhe Meri Shehu janë përfshirë në një debat që shkoi deri në një shuplakë të lehtë nga ana e Merit. Edhe pse u duk sikur ishte një shaka, Roza nuk e mori aspak për të tillë. Ajo tha se do të largohet nga “Big Brother” nëse produksioni nuk merr masa.

Ndërsa bisedonte me banorët, Roza tha se imazhi është më i rëndësishëm për të dhe nuk ka shanse të përdhoset figura e saj.

Kam përshtypjen se biseda e fundit ishte kur i thashë: ‘Meri ti e mbyll me një debat, këput një ofendim aty dhe ikën, ndërkohë që mund të dialogosh’. Këtë po i thosha dhe po i flisja si shoqe, si motër. Ajo u ngrit, nuk e mbaj mend fare çfarë ka thënë, u ngrit më kapi kështu (me dorë për mjekre), më ra me shpullë dhe iku”, -tha Roza ndërsa u tregonte banorëve për incidentin. “Shuplaka erdhi duke ngrënë kek me qumësht, duke bërë një bisedë njerëzore. Po të më kishte ardhur se e kisha shtyrë, do të kisha manovruar ndryshe, sepse ne të gjithë kemi ardhur këtu për një lojë. Unë nuk do të prish figurën time, të shtyj tjetrin të më qëllojë. Nuk e çoj deri në atë pikë tjetrin unë.

Roza më tej vazhdoi të thotë se nëse nuk merren masa, ajo do të largohet, duke theksuar edhe njëherë kërcënimet e mëparshme të Merit, se “do ta zhdukë”.

Share With:
Rate This Article

kelcyrjoti.1988@gmail.com

No Comments

Leave A Comment