Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan
Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan
Në lidhje me një video të postuar në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqet një kamion duke kryer parakalim të gabuar në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, në segmentin ku nuk lejohet parakalimi dhe në kthesë me rrezikshmëri për t’u përfshirë në ngjarje rrugore, ju informojmë se:
Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan kanë identifikuar drejtuesin e kamionit, shtetasin A. R., dhe kanë vendosur ndaj tij, masën administrative 32 000 lekë të rinj, bazuar në nenin 146, pika 10 dhe 16, në nenin 141, pika 10, dhe në nenin 127, pika 3, të Kodit Rrugor.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.