Presidentit Zelensky i jep Edi Ramës dekoratën e lartë “Urdhri i “Princi Jaroslav i Urti”
Kryeministri Edi Rama dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, nënshkruan në ambientet e Kryeministrisë një marrëveshje bashkëpunimi, që sipas tyre, përforcon dhe promovon miqësinë mes Shqipërisë dhe Ukrainës.
Para nënshkrimit të marrëveshjes, Volodymyr Zelensky i akordoi Edi Ramës urdhrin “Princi Jaroslav i Urti”.
“Në vendimin e presidentit të Ukrainës për kontribut të jashtëzakonshëm personal, gjithashtu edhe për mbështetje i dorëzohet “Princi Jaroslav i Urti”, kryeministrit Edi Rama nga presidenti Zelensky”, u tha gjatë ceremonisë sè vlerësimit.