Presidenti Begaj: Gëzuar 4 Korrikun Amerikë
Presidenti i Shqipërisë, ka uruar sot (e martë) Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e Ditës së Pavarësisë, 4 korrikut. Ai ka thënë se si partnerë strategjikë, janë të vendosur për të ndërtuar një të ardhme në të cilën ruajnë dhe forcojnë së bashku vlerat e demokracisë.
Presidenti shqiptar është shprehur mirënjohës dhe krenar për historinë që lidh Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara.