Popullsia e Elbasanit rritet me 1028 banorë gjatë 2023 ,bie popullsia në zonat malore Ritmet e shtimit të popullsisë në qytetin
Popullsia e Elbasanit rritet me 1028 banorë gjatë 2023 ,bie popullsia në zonat malore
Ritmet e shtimit të popullsisë në qytetin dhe fshatrat e bashkisë së Elbasanit nuk janë prej vitesh aq të mëdha sa dikur .Madje nga viti në vit shtimi i popullsisë në kryeqendrën e Shqipërisë së Mesme po shënon rënie dhe kjo për shkaqe nga më të ndryshmet .Gjithsesi sipas z.Shefki Lika, Drejtorit të Gjendjes Civile të Elbasanit ,popullsia në Bashkinë e Elbasanit gjatë vitit 2023 sipas statistikave zyrtare është rritur me 1028 banorë.Lajm i mirë është fakti se dhe numri i vdekjeve ka rënë.
Sinkron:Shefki Lika- Drejtor Gjendja Civile,Elbasan
Nëse në zonën urbane shifrat e popullsisë jënë më pozitive në fshatra, sidomos në ato malore shtesa e popullsisë është më e ulët.Faktorët janë disa, si ulja e lindshmërisë te çiftet e reja, por edhe migracioni brenda vendit.
Sinkron:Shefki Lika- Drejtor Gjendja Civile,Elbasan
Nëse do të shohim raportin e meshkujve dhe femrave në Elbasan rezulton se kemi një përqindje më të lartë të meshkujve në raport me femrat.Ky raport pothuajse është ruajtur gjatë dy dekadave të fundit , ku kemi dominancë të gjinisë mashkullore .Për sa i përket popullsisë urbane dhe rurale rezulton se dominon ajo në zonat urbane.Sipas Likës qyteti numëron 133.000 banorë, ndërsa fshati 82 mijë banorë.