a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeAktualitetPolicia: Zjarri përfshiu disa banesa në Pogradec

Policia: Zjarri përfshiu disa banesa në Pogradec

Policia: Zjarri përfshiu disa banesa në Pogradec

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 21:25, në lagjen nr. 4 Pogradec, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A. B., 80 vjeç.

Si pasojë e zjarrit, janë përfshirë dhe banesat ngjtur me banesën që ra fillimisht zjarri.

Shërbimet Policisë dhe zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëhere për evakuimin e banorëve dhe për shuarjen e zjarrit.

Nga rënia e zjarrit ka vetëm dëme materiale, ndërsa banorët janë evakuuar të gjithë.

Vijon puna intensive për neutralizimin e përhapjes së zjarrit dhe shuarjen e plotë në banesat e përfshira nga flakët.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.

Share With:
Rate This Article

kelcyrjoti.1988@gmail.com

No Comments

Leave A Comment