Po lahej në lumin Drin, mbytet aksidentalisht 13-vjeçari në fshatin Mjedë
Një 13-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht këtë të martë, pasi është mbytur në lumin Drin raportojnë mediat të Shqipëri.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:35, në fshatin Mjedë, në Vaun e Dejës. I mituri dyshohet se është mbytur aksidentalisht në lumë, në rrethana që mbeten ende të paqarta.
Sipas policisë, grupi hetimor po vijon punën për të dokumentuar me prova rrethanat e këtij rasti të rëndë.